Ahmeti: Edi Rama është mik i madh i vendit tonë

Maqedonia

Ahmeti: Edi Rama është mik i madh i vendit tonë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 21:37
Edi Rama dhe Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka pasur një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur Ramën si mik të madh të Maqedonisë.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të Ahmetit:

Kryeministri Edi Rama është mik i madh, jo vetëm i imi, por edhe i të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Takimet me të janë gjithëmonë shumë dobiprurëse dhe unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për proceset e mbara në vend e rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat