Kjo ishte rëndësia e takimit të Edi Ramës me Ali Ahmetin

Maqedonia

Kjo ishte rëndësia e takimit të Edi Ramës me Ali Ahmetin

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 14:22
Edi Rama dhe Ali Ahmeti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij sot në Shkup zhvilloi takime me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Pas takimit që pati me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, më pas u taku edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Këshilltari i Ahmetit, Artan Grubi, konfirmoi se lideri i BDI-së dhe Kryeministri Rama bashkëbiseduan rreth zgjedhjeve të sapopërfunduara lokale në Maqedoni, për rrethin e dytë zgjedhor, zbatimin e Deklaratës së Përbashkët të partive parlamentare shqiptare si dhe integrimi euroatlantik.

Ndryshe, partia e Ahmetit doli fituese në bllokun shqiptar më 15 tetor gjatë rrethit të parë të zgjedhjeve lokale duke grumbulluar numrin më të madh të votave dhe prin gati se në të gjitha komunat shqiptare.

Rama po qëndron në Shkup për të marrë pjesë në samitin e 100 bizneseve më të mëdha të Evropës juglindore bashkë me kryeministrat e vendeve të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat