BDI është parti e parë në shumë komuna, në balotazh pret të fitojë edhe në Strugë

Maqedonia

BDI është parti e parë në shumë komuna, në balotazh pret të fitojë edhe në Strugë

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:16
Arbër Ademi

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se procesi i djeshëm zgjedhor u zhvillua në frymë demokratike, të besueshme dhe të lirë.

Zëdhënësi i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi, ka thënë një konferencë për media, se  Komisioni shtetëror zgjedhor konfirmoi që BDI është partia e parë dhe më e votuara në Kërçovë, Tetovë, Gostivar, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçishtë, Dollnen, Pllasnicë, Zhelinë, ndërsa në balotazh pritet të ngadhënjejë edhe në Strugë.

“Ashtu siç lajmëruam edhe mbrëmë, më lejoni që të rikonfirmoj mbi 100.000 vota të qytetarëve për BDI, edhe për listat e këshilltarëve të partisë sonë edhe për kandidatët tanë për kryetar komunash veçmas.  Kjo fitore plebishitare u takon juve dhe ne ju shprehim mirënjohje që edhe një herë, për të 11 herë radhazi, ju e dhatë besimin tuaj për Ali Ahmetin, për BDI-në dhe për ofertën më të mirë. Këtë vullnet absolut të qytetarëve në komunat përkatëse do ta rikonfirmojmë bashkërisht në rrethin e dytë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat