Gruevski premton 150 mijë vende të reja pune

Maqedonia

Gruevski premton 150 mijë vende të reja pune

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:19
Nikolla Gruevski

VMRO-DPMNE-ja vazhdoi fushatën elektorale në Dellçevë.

Nga ky qytet, VMRO-ja kërkoi dënimin e Qeverisë e cila sipas kësaj partie çdo ditë e më tepër po shkatërron vendin dhe po e zhytë shtetin në borxhe të thella. Kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski kërkoi nga qytetarët e Dellçevës që më 15 tetor të vendosin nëse duan fillimin e erës së re, apo preferojnë rënien ekonomike. Gruevski potencoi nevojën e vendeve të reja të punës duke akuzuar pushtetin aktual për largimin e investitorëve të huaj nga vendi.

"Eksport i cili po bie, rezerva devizore të cilat çdo ditë e më tepër po zvogëlohen, rroga mesatare të cilat në vend që të rriten ashtu siç premtohej para zgjedhjeve dhe të arrijnë në 500 euro, tashmë 4 muaj po zvogëlohen. Varfëri e cila po rritet dhe qytetarët po ndjejnë pasiguri. Politikat e VMRO-DPMNE-së lindin nga projektet dhe vendimet, prandaj ne e vëmë në dispozicion erën e re. Epokë e re e 150 mijë vendeve të reja të punë në Maqedoni", deklaroi Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat