Sot jepet dënimi për sulmuesin e Shekerinskës

Maqedonia

Sot jepet dënimi për sulmuesin e Shekerinskës

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 10:48
Sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot duhet të shpall aktvendimin për Pançe Angelov i cili është shpallur fajtor për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës.

Në seancën e kaluar gjyqësore Angellov u shpall fajtor për sulmin ndaj Radmilla Sheqerinskës. Angellov është njëri nga sulmuesit i cili natën e 27 prillit gjatë dhunës në Kuvend ka sulmuar Shekerinskën. 

Sipas aktakuzës Angellov është ndër sulmuesit e parë që ka hyrë në Kuvend dhe bashkë me protestuesit e tjerë është drejtuar në press qendrën e Kuvendit. Ai fillimisht ka kërcënuar kreun e LSDM-së Zoran Zaev, e më pas ka sulmuar edhe Radmilla Sheqerinskën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat