Qytetet ballkanike do të lidhen me autostrada të elektrifikuar

Maqedonia

Qytetet ballkanike do të lidhen me autostrada të elektrifikuar

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:39
Ilustrim

Elektrifikimi i autostradave në rajon që të stimulohet përdorimi i automobilave elektrik, ajo që është trend në botë, është projekti realizimi i të cilit do të paralajmërohet në Samit 100 që do të mbahet në Shkup më 16 dhe 17 të këtij muaji.

 Mjetet për realizim të projektit Edison, siç u theksua në konferencën e sotme për shtyp për Samitin vijues 100 në Shkup, janë siguruar nga BE-ja, ndërsa në konferencë duhet të kumtohen më shumë hollësi nga ana e euro-komisares për transport Violeta Bullc. Është planifikuar të vendoset elektrifikim i infrastrukturës rrugore në gjatësi prej 2.400 km, që i lidh të gjithë qytetet më të mëdha nga rajoni. ky është projekt rajonal i cili ka dalë nga iniciativa Samit 100, platforma e të cilit është krijuar në Slloveni në vitin 2015.

Lidhja është fjala kyçe e Samitit 100 në Shkup, lidhje në sfera dhe nivele të ndryshme. Një nga folësit Jelena Radulloviq, drejtoreshë programore theksoi se nga viti në vit Samit 100 po avancon dhe çdoherë i shtohet nga ndonjë dimension i ri iniciativës. Si rezultat i kësaj iniciative realizohet projekti Feniks përmes të cilit firma ndërtimore paraqiten bashkërisht në tregjet në botën arabe dhe në Rusi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat