Kritika për Komisionin Antikorrupsion

Maqedonia

Kritika për Komisionin Antikorrupsion

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:23
Komisioni Antikorrupsion

“Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit ka qenë i kapur nga qeveria paraprake, ndërsa anëtarët e tij janë zgjedhur në bazë të bindjeve politike e jo në bazë të aftësive profesionale.”

Ky është vlerësimi i ish anëtares së anti-korrupsionit Vanja Mihajllova, e cila kërkon ndryshime kadrovike dhe ligjore në këtë sferë. Ajo nuk e kursen as qeverinë aktuale duke e kritikuar për mosmarrje të masave konkrete kundër korrupsionit. Edhe pse qeveria e re luftën kundër korrupsionit e ka prioritet kryesorë, ashtu siç bëri me shkarkimin e Prokurorit Publik i cili ishte pengesë për funksionimin e drejtësisë, por për parandalimin e korrupsionit nuk janë ndërmarrë dhe as nuk janë paraparë masa konkrete.

Në prioritet e Planit 3,6,9 nuk është paraparë ndryshim i kuadrove nëpër institucionet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionit- tha Vanja Mihajllova, ish anëtare e KSHPK-së. Drejtori i Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korupsionit mohon të kenë pasur lidhje me pushtetin e kaluar. Ai thotë se kompetencat dhe financat e dobëta ia pamundësojnë anti-korrupsionit të bëj punën e tij. Pavarësia e një institucioni nuk matet vetëm te ajo se si janë zgjedhur anëtarët, por pavarësia shihet në pjesën se si do i lejohet atij institucionit të funksionojë dhe sa Qeveria e Parlamenti do ta mbështesin atë institucion- deklaroi Igor Tanturovski, kryetar i KSHPK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat