Gruevski nga Radovishi: Projektet dhe zgjidhjet e formojnë politikën tonë

Maqedonia

Gruevski nga Radovishi: Projektet dhe zgjidhjet e formojnë politikën tonë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 22:57
Kryetari I VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski

Kryetari I VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski në tubimin e mbajtur në Radovish ka përshëndetur entuziazmin, vendosmërinë e qytetarëve dhe u tha se mbeten edhe disa ditë dhe moment I vendimit që Maqedonia do të vazhdojë të bie ose ajo do të ndërpritet dhe të fillojë një epokë e re.

Ju tha Gruevski, e dini mirë se këto zgjedhje nuk janë thjesht zgjedhje lokale, vendimi juaj është I rëndësishëm. Ne nuk votojmë vetëm për kryetarët e komunave për qytete tona port ë gjithë së bashku  do të vendosim se si do të jetë Maqedoni, pas 15 tetorit. Në çfarë Maqedonie do të jetojmë. Ju e keni fjalën e fundit. Forca jonë del nga dëshira e jonë për popullin dhe vendin tonë.

Ne jemi parti e qytetarëve të Maqedonisë, e popullit dhe ne jemi garanci për një Maqedoni të fortë dhe të sigurt. Ju të gjithë e dini se çfarë ndryshimesh kanë ndodhur dhe sa rritje ka përjetuar vendi në dhjetë vitet e fundit. Shumë mirë e dimë theksoi Nikolla Gruevski lideri I VMRO-DPMNE ku ishim kur qeverinë ia lëshuam opozitës para 5 muajve. Flasin me gënjeshtra, akuza dhe kjo është politika  e tyre. Ata dinë vetëm të krijojnë tensione ndërmjet njerëzve, afera të reja, kriminalitet dhe korrupsion than ë tubimin në Rdovsih Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat