Maksuti: “Monstra” sprovë për gjyqësorin – sinjal apo kthesë në binarë normalë?

Maqedonia

Maksuti: “Monstra” sprovë për gjyqësorin – sinjal apo kthesë në binarë normalë?

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 20:26
Mersim Maksuti

“Rasti i fundit, me kërkesën e Prokurorisë për rishikimin apo rigjykimin e rastit ‘Monstra’, është një sinjal apo kthesë se gjyqësia në Maqedoni po fillon një etapë të re në funksionimin e binarëve të shtetit juridik.

Sipas profesorit të së Drejtës Kushtetuese, Mersim Maksuti, rasti “Monstra” që ka të bëjë me kërkesën për rigjykimin apo anulimin e vendimeve me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarë të dënuar për vrasjen e pesë maqedonaseve, në prill të vitit 2012, pa prova relevante, flet për drejtësinë e kapur nga ish-pushteti, por edhe për sinjalet se Gjyqësori mund të funksionojë mbi parimet e së drejtës, nëse lihet të punojë në bazë të ligjeve, dhe jo ndikimeve politike. Kjo pa dyshim se paraqet shpresë se tashmë gjyqësia dhe Prokuroria po hyjnë në fazën e funksionimit normal për një gjyqësi të pavarur”, citohet te kete deklaruar për Radio “Evropa e Lirë”, profesor Mersim Maksuti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat