Persona të maskuar “sulmojnë” në qendër të Shkupit

Maqedonia

Persona të maskuar “sulmojnë” në qendër të Shkupit

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 13:18
Ilustrim

Persona të panjohur mbrëmë kanë djegur një veturë të markës “BMV” pronë e 30 vjeçarit me iniciale A.J. nga Shkupi. Vetura është djegur në pjesën e përparme.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 2 e 23 minuta pas mesnate, kur D.J. ka njoftuar policinë se në rrugën “Adam Mickieviq” në Shkup, nga disa persona të panjohur që kanë pasur maska në kokë, me shishe të ndezur paraprakisht, e kanë ndezur veturën BMV me targa të Shkupit, pronë e djalit të tyre, i cili vetë ka arritur ta fikë zjarrin, kurse autorët kanë ikur. Policia po merr masa për ndriçimin e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat