Gjatë fundjavës pritet bora e parë në vendet malore

Maqedonia

Gjatë fundjavës pritet bora e parë në vendet malore

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 13:56
Ilustrim

Si duket gjatë ditëve në vijim do të kemi reshje të borës, formimin e shtresës së bardhë si dhe rënie të menjëhershme temperaturash për 15 gradë”, këtë e paralajmërojnë meteorologët për vikendin që vijon.

“Rënie të dëborës do të ketë veçanërisht në pjesët veriore, ku shtresa e borës është e mundur lëshohet edhe në vende më të ulëta, më pak se 1500 metër lartësisë mbidetare, ku do formojë shtresën e borës”.

“Nën ndikimin e stuhisë së ajrit të lagësht dhe të ftohtë prej të premtes, kah fundi i ditës do të kemi mjegulla të shumta si dhe do të ketë reshje shiu kohë pas kohe ku do të vazhdojë edhe ditën e shtunë, në vendet ku në disa vende do të ketë më shumë . Do të fryjë erë e fuqishme veriore që do të shkaktoj dukshëm rënien e temperaturës së ajrit në 15 gradë”.

“Nga DPHM-ja theksojnë se nesër dhe pasnesër moti do të jetë shumë i nxehtë dhe me diell, por do të ketë edhe ndryshim të shtypjes së ajrit që do bie rreth 20 njësi matëse”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat