Dimitrov në takim me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë në Selanik

Maqedonia

Dimitrov në takim me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë në Selanik

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 08:31
Ilustrim

Bashkëpunim në siguri, ndërkufitar dhe energjetik, janë disa nga temat që do të diskutojnë ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë – Nikolla Dimitrov, Shqipërisë – Ditmir Bushati, Greqisë – Nikos Kotzias, dhe Bullgarisë – Ekaterina Zakharieva, në takimin katërpalësh në Selanik.

Ky takim mbahet me iniciativë të ministrit grek për punë të jashtme, Nikos Kotzias.

Ky është takimi i dytë i këtij formati, në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë greke për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkufitar me vendet fqinje nga pjesa jugore e Ballkanit.

Ngjarja do të jetë me rend dite të zgjeruar dhe paraqet vazhdim të kontakteve të deritanishme të Kotzias me kolegët e tij vendeve tjera.

Qëllimi i këtij takimi është që të konfirmohet bashkëpunimi institucional midis katër vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat