Ministri Duraku takon ambasadorin Plomp

Maqedonia

Ministri Duraku takon ambasadorin Plomp

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 14:59
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku sot pati takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, Vilem Vauter Plomp.

Në takim, informojnë nga ministri të dyja palët kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i mirë i deritanishëm midis dy shteteve në sferën e mjedisit jetësor, me ç’rast zhvilluan diskutim për gjendjet në mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa janë shqyrtuar edhe mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit dhe këmbimin e përvojave, si dhe për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta midis dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat