LSDM: Autostrada Kërçovë – Ohër, dëshmi e qeverisjes kriminale të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Autostrada Kërçovë – Ohër, dëshmi e qeverisjes kriminale të OBRM-PDUKM-së

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 20:54
LSDM

Autostrada Kërçovë – Ohër është dëshmi për qeverisjen e paaftë, kriminale dhe shkatërruese të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, i cili qartë shihet se nuk mund të qetësohet me atë që tashmë nuk mund të dakordojë provizione për vete dhe bashkëpunëtorët e tij, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Trasetë e gabuara, lëshimet në ndërtim, provizionet për Gruevskit, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me qindra milion euro, para të qytetarëve që do të përdoren për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga paaftësia dhe krimi i VMRO-DPMNE-së.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM po i sanon dëmet në autostradën Kërçovë – Ohër dhe autostradat tjera, investon në infrastrukturë dhe në interes të qytetarëve, me përgjegjësi dhe përkushtim vazhdon në ndërtimin e rrugëve të filluara, njofton Qendra për komunikim me media e LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat