Zaev: Nuk do të harxhojmë para për bizneset dhe interesat e huaja

Maqedonia

Zaev: Nuk do të harxhojmë para për bizneset dhe interesat e huaja

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 16:39
Zoran Zaev

“Shkupi dhe komunat e Shkupit do të jenë servis i qytetarëve, autoritetet lokale do të punojnë vetëm në interes të tyre dhe me konsultim me to.

Nuk do të harxhohen paratë e tyre për interesat e huaja të biznesit, nuk do të shkatërrohet gjelbërimi i qytetit. Do ta kthejmë shkëlqimin e shpirtit të Shkupit”, kështu porositi lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev në forumin që u mbajt para sallës universale në Shkup, njofton Portalb.

“Mbaroi koha kur prej ulëses kanë menaxhuar Gruevski dhe Koce Trajanovski si dhe personazhet tjerë që e kanë krijuar pamjen e Shkupit, të kryeqytetit tim. Kjo kohë mbetet pas nesh. Askush nuk mund të na pengojë në qëllimin që ta kthejmë frymën e Shkupit ashtu siç shkupjanet e duan”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat