Davutogllu: Ardhmëria e Maqedonisë është në NATO

Maqedonia

Davutogllu: Ardhmëria e Maqedonisë është në NATO

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 22:55
Takimi Zaev-Davutogllu

Në takimin e sotëm me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, ish-kryeministri i Turqisë dhe deputet aktual Ahmet Davutogllu tha se Republika e Maqedonisë tanimë është rrëfim i suksesshëm, përparimi është i dukshëm, shteti është shndërruar në faktor kyç për stabilitetin e Ballkanit dhe porositi për vazhdim të punës me përkushtim për zbatimin e reformave sepse, siç tha ai, ardhmëria e Maqedonisë është në NATO.

Në takim është konstatuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë stabilitet plotësues i shtetit dhe hapje e mundësive për investime të reja, që do të kontribuojë në rritjen e standardit të qytetarëve me rritjen ekonomike të vendit.

Kryeministri Zaev tha se miqësia midis Maqedonisë dhe Turqisë do të vazhdojë të zhvillohet përmes frymvs demokratike në ekonomik dhe në të gjitha sferat e rëndësishme për qytetarët e dy vendve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat