Ish kryeministri turk Davutogllu për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Ish kryeministri turk Davutogllu për vizitë në Maqedoni

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 16:32
Ahmet Davutogllu

Ish kryeministri i Republikës së Turqisë dhe deputeti nga Konja, Ahmet Davutogllu prej nesër e deri më 29 shtator do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës, Davutogllu, siç u paralajmërua, do të ketë takime me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Davutogllu më 28 shtator do të mbajë fjalim në panel diskutimin për “Perceptimin e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë”, në organizim të Shoqatës së studentëve të diplomuar nga Turqia.

Në funksionin kryeministër i Turqisë, Davutogllu ishte në periudhën 2014-2016. Paraprakisht, prej vitit 2009 deri në vitin 2014 ishte ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat