VMRO-DPMNE: Qeveria e LSD nuk ka bërë asnjë hap para kah BE dhe NATO

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Qeveria e LSD nuk ka bërë asnjë hap para kah BE dhe NATO

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 21:33
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE ka reaguar ne lidhje me konferencën për shtyp të kryeministrit Zoran Zaev. Në komunikatën e VMRO thuhet se Zoran Zaev e keqpërdor policinë për frikësimin e kandidatëve për kryetar të cilët nuk janë nga partia e tyre. LSD I keqpërdor organet shtetërore.

Qeveria e LSD thjesht ajo që ka bërë për këta tre muaj ishte  nënshkrimi I marrëveshjes së  dëmshme me Bullgarinë në dëm të interesave të shtetit. Zoran Zaev tjetër flet para kamerave, kurse tjetër gjë bëjnë  anëtarët e partisë së tij në institucionet të cilët I shkelin themelore të njerëzve në realizimin e orientimeve të dhëna nga partia.  Zaev pa pikë turp flet për zhvillimin ekonomik dhe vende të reja të punës, por në fakt çdo hap  e ka të orientuar kah zhdukja e  ekonomisë. Rritja e paralajmëruar e tatimeve kah fundi I vitit do të shkaktojë rritje të papunësisë dhe ulje të numrit të investitorëve.  LSD për tre muaj e gjysmë nuk ka bërë asgjë që do ta çonte Maqedoninë përpara. LSD vetëm ka sjellë stagnim  në të gjitha fushat në shoqëri thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat