Statistikat evropiane për punë – Sa punojnë banorët e Maqedonisë ?

Maqedonia

Statistikat evropiane për punë – Sa punojnë banorët e Maqedonisë ?

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 11:41
Ilustrim

Banorët e Maqedonisë janë ndër të fundit në Evropë sipas kohëzgjatjes së jetës aktive në punë. Në shtetin tonë kjo zgjat 31 vite, ndërsa mesatarja në suaza të BE-së është 35.6 vite, tregojnë të dhënat e Eurostat – Shërbimi evropian për statistika. Sipas kësaj statistike, meshkujt në Maqedoni punojnë madje 13 vite më shumë se femrat, gjegjësisht jeta mesatare e punës së meshkujve zgjat 37.2, ndërsa ajo e femrave vetëm 24.4 vite.

Treguesi statistikor “kohëzgjatja e jetës aktive në punë” e mat numrin e viteve që një person në moshë mbi 15 vjeçare mund të presë të jetë aktiv në tregun e punës gjatë jetës së tij, qoftë i punësuar ose i papunë.

Sipas këtij treguesi, në suaza të Evropës, statistika dallon tre grupe kryesore të shteteve, plus nga një shtet që ndahet në secilën anë të spektrit, Islanda është e vetmuar në majë, ndërsa Turqia është në fund të listës.

Grupin e parë e përbëjnë shtetet me rand të ulët (me kohëzgjatje nën 35 vite) dhe në të janë Belgjika, Luksemburgu, Italia, Malta, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Rumunia, Bullgaria, Maqedonia dhe Greqia.

Grupi i dytë përbëhet nga shtetet ku kohëzgjatja është nga 35 deri më 39.9 vite dhe në të vendosen Portugalia, Spanja, Qiproja, Franca, Gjermania, Austria, Çekia, Irlanda, Britania e Madhe, Finlanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia.

Në grupin e tretë janë Suedia, Danimarka, Holanda dhe Zvicra, të cilat kanë pritshmëri për 40 deri më 44.9 vite aktive në punë.

Në majë të listës, e pakontestueshme është Islanda me një mesatare prej 47.4 vite pune, ndërsa në skajin tjetër është Turqia me mesataren më të ulët prej 28.5 vite pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat