Dy Aleanca për Shqiptarët, në një fletëvotim, huti për votuesit

Maqedonia

Dy Aleanca për Shqiptarët, në një fletëvotim, huti për votuesit

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 16:24
Partia “Aleanca për shqiptarët” e Zijadin Selës

Partia “Aleanca për shqiptarët” e Zijadin Selës ka vazhduar reagimet ndaj vendimit të Gjykatës Administrative e cila një ditë më parë e hodhi poshtë padinë të cilën Aleanca e dorëzoi dy ditë më parë për shkak të kontestit me përdorimin e emrit dhe emblemën e njëjtë në listat zgjedhore, me koalicionin parazgjedhor “Aleanca për Shqiptarët (RDK Uniteti) në zgjedhjet lokale.

 Nga partia e Selës thonë se reformat në gjyqësor janë më se të nevojshme për shkak të situatave të këtilla.

"Themi me keqardhje se kjo është vetëm edhe një dëshmi shtesë se sistemi gjyqësor në Maqedoni është i politizuar skajshmërish dhe vendimet merren nën ndikimin e politikës. Aleanca për Shqiptarët si pjesë e pushtetit do bëj përpjekje maksimale që sa më shpejtë të fillojnë reformat në gjyqësor" – thonë  Partia “Aleanca për Shqiptarët”.

Eksperti juridik Naser Ziberi thotë se një gjendje e tille vjen si pasojë e zbrazëtirave ligjore të cilat keqpërdoren nga ana e personave të caktuar për interesa partiake. Ziberi madje thotë se emërimi i të dyja palëve me emër dhe emblemë të njëjtë shkakton huti tek votuesi shqiptar.

"Paraqitja e dy listave për zgjedhjet lokale me të njëjtin emër me të njëjtin simbol është produkt I zbrazëtirave ligjore të cilat mundësojnë një situatë të tillë që padyshim që krijon huti te votuesit. Kodi zgjedhor rregullon vetëm situatat se cka duhet të përmbajnë listat por jo edhe çfarë nuk duhet të përmbajnë, dhe kjo krijon konfuzion. Kjo zbrazëtirë ligjore në raste të caktuara mund të keqpërdoret,apo të fus në konfuzion sic është rasti konkret në këto zgjedhje lokale. Në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë se është keqpërdorë kjo mënyrë e parashtrimit të listave kur dy subjekte me emër të ngjashëm dhe simbole, partia social demokrate, lidhja social demokrate në listat e emrave për deputet dolën me lista të ngjashme dhe emra të njëjtë të kandidatëve të mundshëm dhe kjo krijon huti" – ka deklaruar Naser Ziberi, ekspert juridik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat