Diskutimi për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale

Maqedonia

Diskutimi për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 16:02
Kuvendi i Maqedonise

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot pasdite ndërpreu punën e seancës së 15-të dhe siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të vazhdohet me punë pas zgjedhjeve lokale.

Sot deputet, në ditën e gjashtë të seancës së 15-të diskutuan për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Xhaferi tha se e ndërpret diskutimin në pajtim me paralajmërimin e dhënë se Kuvendi nuk do tv punojë në fillimin e fushatës parazgjedhore, por edhe, siç tha ai, për të mos u krijuar përshtypje se dikush me çdo kusht dëshiron të arrijë ndonjë qëllim.

“Si rezultat i debatit doli se është në interes të qytetarëve, për të mos thënë e një pjese të qytetarëve, është nevoja për sjelljen e ligjit adekuat me proces të rregullt dhe për të cilin shpresoj se do tv vazhdojmë me diskutime konstruktive”, tha Xhaferi.

Kryetari i parlamentit shtoi se shpreson që asnjëri nga pjesëmarrësit në fushatë zgjedhore nuk do ta shfrytëzojë këtë situatë për përfitime politike dhe këtë gjë më së miri do ta vlerësojnë dhe do të vendosin qytetarët e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat