Inspektorati i Vetëqeverisjes Lokale: Nuk do të ketë referendum në ditën e zgjedhjeve

Maqedonia

Inspektorati i Vetëqeverisjes Lokale: Nuk do të ketë referendum në ditën e zgjedhjeve

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 16:20
Ilustrim

Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale solli vendim që t’i anulojë vendimet për organizimin e referendumeve për vendosjen e emigrantëve në disa komuna së bashku me zgjedhjet lokale më 15 tetor.

Siç informoi inspektori shtetëror, Rahim Musliu, vendimet deri tani janë sjellur për 12 komuna të cilat deri tek Inspektorati kanë dorëzuar raport gazeta publike komunale në të cilin është shpallur referendum.

Vendimi do të dorëzohet tek Ministria për Vetëqeverisje Lokale, sekretari shtetëror për vetëqeverisje lokale dhe kryetarët dhe këshilltarët e 12 komunave, ndërsa kryetarët do të kenë detyrë t’i njoftojnë komisionet komunale zgjedhore.

Musliu njoftoi se vendimi do të shpallet në Gazetën Zyrtare, ndërsa në tre ditët e ardhshme edhe në web-faqen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat