“Sputnik”: Maqedonasit viktimizojnë kombin për punën

Maqedonia

“Sputnik”: Maqedonasit viktimizojnë kombin për punën

Nga: Fitim Dika Më: 21 shtator 2017 Në ora: 21:00
ilustrim

Gjithmonë e më shumë maqedonas janë të gatshëm të japin mijëra euro për një pasaportë bullgare. Ata thjesht nënshkruajnë se gjuha e tyre është bullgare dhe heqin dorë nga “kombi maqedonas” në këmbim të ndonjë pune në BE. Kjo e fundit arrihet më lehtë me dokumentat bullgare, shkruan “Sputnik” që thekson se 50.000 maqedonas kanë kryer shembullin e natyralizimit në shtetin fqinj.

Me këtë ata kthehen dhe jetojnë në Maqedoni si “të huaj”. “Unë çdoherë do e kem në zemër kombin maqedonas, por me 200 euro në muaj nuk jetohet,” thekson një maqedonas që sapo ka marrë pasaportën bullgare.

Një vepër ironike, shkruan më tej “Sputnik”. Maqedonasit u përpoqën shumë gjatë shekullit të XX që të mos quhen “bullgarë të helenizuar”, por për një komb në vete me gjuhën e tij unike./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat