‘Aleanca për Shqiptarët’ kërkon përkrahje nga të gjithë deputetët për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

‘Aleanca për Shqiptarët’ kërkon përkrahje nga të gjithë deputetët për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 20:37
Aleanca për Shqiptarët

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rushidi, nga qendra për shtyp e Kuvendit dërgoi apel deri te deputetët që të përkrahin Ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili, siç tha ai, do ta shtyjë shtetin në rrugën e shtetit funksional multietnik.

“Duhet të them se ne si promovues kryesorë të kësaj zgjidhje ligjore, plotësisht e përmbajmë sepse do të mundësojë përdorim të gjerë të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. Ky ligj nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjatë përpilimit të tij ishin të përfshirë edhe ekspertë të së drejtës kushtetuese. Ky ligj, ndër të tjera është edhe mekanizë ligjor që shtyn Maqedoninë të funksionojë si shtet multietnik. Ky ligj nuk është i nevojshëm vetëm për shqiptarët, por për të gjithë, prandaj apeloj që ta përkrahin të gjithë që kanë ndërgjegje për ardhmërinë e shtetit”, tha Rushidi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat