MM e Maqedonisë pranon përkrahje nga ekspertët amerikan dhe britanik

Maqedonia

MM e Maqedonisë pranon përkrahje nga ekspertët amerikan dhe britanik

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 19:40
Radmilla Sheqerinska

Ministrja për mbrojtje, Radmilla Sheqerinska sot realizoi takim me ekipin e ekspertëve amerikan-britanik i cili do të ndihmojë në përgatitjen e Rishikimit strategjik të mbrojtjes, dokument kyç për zhvillim të mbrojtjes dhe Armatës gjatë viteve të ardhshme.

Ekipi i SHBA-ve, i udhëhequr nga Eric Leid, ekspert i sferës së zhvillimit të institucioneve të mbrojtjes. Pjesë e ekipit të ekspertëve është edhe eksperti britanik Stephen Glover, këshilltar për mbrojtje dhe siguri në Departamentin për stabilizim të Mbretësrisë së Bashkuar.

Ministrja Sheqerinska ka theksuar se njëra nga detyrat kryesore të MM-së është përgatitja e Rishikimit strategjik të mbrojtjes dhe përfundimi i saj është prioritet i Qeverisë dhe ka kërkuar këshilla të sinqerta miqësore për përpilimin e këtij dokumenti, njofrojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Anëtarët e ekipit të ekspertëve, kanë thënë se qëndrojnë në disponim të tyre për të ndihmuar me ekspertizën e tyre në përgatitjen e Strategjisë për mbrojtje dhe Rishikimit strategjik të mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat