Maqedonia bëhet pjesë e Programit të NATO-s për arsim në sferën e mbrojtjes

Maqedonia

Maqedonia bëhet pjesë e Programit të NATO-s për arsim në sferën e mbrojtjes

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 16:49
Maqedonia

Ministria e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, në kumtesën e sotme njoftoi se Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një letre e ka informuar Ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska se është pranuar kërkesa e Qeverisë, që Republika e Maqedonisë të jetë pjesë e Programit të NATO-s për përparimin e arsimit në mbrojtje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në letrën deri te ministrja Sheqerinska, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar se është e mirëseardhur kërkesa për bashkangjitje në këtë program dhe në periudhën në vijim një ekip nga Sektori për çështje politike dhe politikë të sigurisë në NATO do të organizojë vizitë zyrtare në Maqedoni për të vërtetuar përkrahjen që është e nevojshme.

“Bazuar në suksesin e deritanishëm të programit, jam i bindur se ai do t’i përforcojë institucionet tuaja për arsim në mbrojtje, në veçanti Akademinë Ushtarake. Arsimi është faktor kritik gjatë transformimit dhe bashkëpunimi ynë në këtë sferë do t’i përkrahë dhe përparojë përpjekjet tuaja për reforma në mbrojtje”, thuhet në letrën e Stoltenberg.

Ai thekson se me padurim pret bashkëpunimin e përforcuar dhe vazhdimin e diskutimeve gjatë kohës së ministres Sheqerinska në selinë e NATO-s në Bruksel më 27 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat