Sheqerinska: Maqedonia përsëri konsiderohet subjekt i besueshëm në skenën ndërkombëtare

Maqedonia

Sheqerinska: Maqedonia përsëri konsiderohet subjekt i besueshëm në skenën ndërkombëtare

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 19:40
Radmilla Sheqerinska

Kontratë për blerje të 3.000 palë rrobave për ushtarë, procedurë e filluar për rinovim të dy objekteve në kazermën ‘Goce Dellçev’ dhe Ilinden në Shkup, kthimi i përqëndrimit në reformat kyçe në mbrojtje dhe anëtarsimi në NATO, janë vetëm disa nga aktivitetet e realizuara të Ministrisë për mbrojtje, për të cilat informoi sot ministrja Radmilla Sheqerinska në llogari dhënien për 100 ditët a para të punës së kësaj ministrie.

“Hasa në buxhet tepër të shkurtuar në Armatë, buxhet të shkurtuar në mbrojtje, mungesë e kushteve elementare për kryerje të punëve të përditshme të ushtarëve, pajisje e vjetëruar dhe pa mirëmbajtje, marrëdhënie të acaruara”, tha Sheqerinska

Ajo njoftoi për kontrata të nënshkruara në vlerë prej 82 milionë euro, që janë shfuqizuar vetëm disa ditë para largimit të Qeverisë paraprake, për mungesë mjetesh për pagat e të punësuarve në Ministrinë e mbrojtjes dhe Armatë, si dhe për hapjen e dokumenteve të klasifikuara për udhëtime zyrtare në vend dhe jashtë shtetit, udhëtime për të cilat tha se janë harxhuar shuma të mëdha, ndërsa armata nuk ka pasur kushte themelore për funksionim.

Bashkësia ndërkombëtare dhe NATO, shtoi Sheqerinska, e dallon vendosmërinë tonë për të shfrytëzuar këtë mundësi të dytë pas 11 vitesh qëndrim në vend.

“NATO është organizatë serioze, anëtarët e saj janë shtete serioze dhe anëtarësia në atë organizatë merret vetëm nëse plotësoni kritere serioze dhe anëtarësimi në NATO nuk nënkupton vetëm përmbushje qëllimi për Maqedoninë, por nënkupton qytetarë të sigurtë, rritje ekonomike dhe standard më të lartë jetësor”, tha Sheqerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat