Siç bëjnë të ditur nga “MKD”, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sonte do të vendos përfundimisht që për kandidat të saj për Komunën Qendër të shpall Sasha Bogdanoviq.
Sasha Bogdanoviç është kryetari i Këshillit Organizues të LSDM-së në Komunën Qendër dhe shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Bogdanoviç ka rrugëtim të lehtë sepse do të gëzojë mbështetjen e Andrej Zhernovski i cili u largua nga kandidatura e pavarur e tij për Komunën Qendër.
Përndryshe, më 14 shtator shpallen kandidaturat për kryetar dhe këshilla komunal ndërkohë që fushata zgjedhore për lokalet e 15 tetorit do të nis më 25 shtator.