Nuk ka shtetas të Maqedonisë të vdekur dhe të lënduar në rajonet e prekura nga Irma

Maqedonia

Nuk ka shtetas të Maqedonisë të vdekur dhe të lënduar në rajonet e prekura nga Irma

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 10:26
MPJ

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Uashington deri më tani nuk ka informacion për shtetas të Maqedonisë të vdekur ose të lënduar në rajonet e prekura nga uragani Irma në SHBA dhe është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente në SHBA, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Përfaqësues nga Ambasada e Maqedonisë në Uashington kanë kontaktuar me shtetasen e Maqedonisë që ka qëndruar në pjesën franceze të ishullit Shën Martin, e cila është evakuuar në vend të sigurt. Në kontakt janë edhe me familjen që ka qenë në pjesën holandeze të Shën Martinit dhe e cila tashmë është evakuuar nga ishulli.

Nga MPJ apelojnë për vigjilencë dhe përcjellje të rekomandimeve, duke pasur parasysh se rreziku nga uragani akoma nuk është tejkaluar.

Numrat e telefonit për kontakt me Ambasadën e Maqedonisë në Uashington, në të cilat mund të drejtohen qytetarët e Maqedonisë në çdo kohë: 202-390-7418  dhe 202-667-0501.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat