Zaev paralajmëron së shpejti anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Zaev paralajmëron së shpejti anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 22:58
Zoran Zaev

Në përvjetorin e 26-të të Pavarësisë të Republikës së Maqedonisë kryeministri, Zoran Zaev tha se ekzistojnë mundësi që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Zaev u shpreh optimist se gjatë vjeshtës vendi do të marrë rekomandim të pastër edhe nga Komisioni Evropian.

“E ardhmja jonë si qytetarë, e ardhmja e Republikës së Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Reale janë shancet që në vjeshtë MAqedonia të merr rekomandim të pastër nga Komisioni Evropian. Reale janë shancet që Maqedonia të bëhet vendi i 30-të anëtar i NATOs. Realitet janë perspektivat ekonomike, qetësi në familje, fëmijët në shtëpi, punësime të reja, ndërmarrje të suksesshme, arsim evropian, shëndetësi bashkëkohore”, ka thënë ai.

Edhe Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov premtoi se brenda 1 viti ose 1 vit e gjysëm Maqedonia do të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dimitrov ndodhet në takimin joformal të shefave të diplomacive të vendeve anëtarë dhe të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në Talir të Estonisë.

Nga atje Dimitrov u zotua se do t’i bind të gjithë se fillimi i negociatave me Maqedoninë është edhe në interes të Bashkimit Evropian.

“Kam një përrallë të mrekullueshme për t’iu treguar ministrave në momentet shpresë-dhënëse të Maqedonisë. Shpresojmë t’i fillojmë negociatat për një vit ose një vit e gjysmë. Pra jam këtu për t’i bindur ata se është gjithashtu edhe në interes të Evropës për ta bërë këtë” deklaroi Dimitrov.

Maqedonia ishte vendi i parë në rajon që nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asoccim me Bashkimin Evropian, në vitin 2004.

Një vit më vonë ajo mori statusin e vendit kandidat. Ndërsa në vitin 2009 qytetarët e vendit fituan të drejtën e lëvizjes pa viza në zonën Shengen.

Nga ana tjetër mbetet pezull edhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat