Kryeministrja e Serbisë takohet me ambasadoren e Maqedonisë

Maqedonia

Kryeministrja e Serbisë takohet me ambasadoren e Maqedonisë

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 10:06
Kryeministrja e Serbisë, Ana Branabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Branabiq, do të takohet me ambasadoren e Maqedonisë në Serbisë, Vera Jovanovska-Tipko, shkruan media serbe.

Takimi në mes të Brababiq dhe Jovanovska – Tipko, do të zhvillohet nga ora 10:30.

Ky takim vjen pas përkeqësimit të raporteve të dy shteteve dhe tërheqjes së personelit diplomatik të Serbisë nga Maqedonia.

Siç ishte raportuar arsye për këtë tërheqje ishte fakti se Maqedonia do ta përkrahet Kosovën, kurdo që Kosova do të provonte përsëri të anëtarësohej në UNESCO.

Një nga temat e takimit mes dy politikanëve pritet të jetë edhe Kosova dhe vota e Maqedonisë në OKB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat