Zaev për vizitë pune në SHBA, takime me Trump dhe Guterres

Maqedonia

Zaev për vizitë pune në SHBA, takime me Trump dhe Guterres

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 15:24
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do ta udhëheq delegacionin e Maqedonisë në Kuvendin e Përgjithshëm të 72-të në Kombet e Bashkuara në New York, prej datës 17 deri 23 shtator.

Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë do të jetë shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri pa resor i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi.

Zaevi do të merr pjesë në hapjen solemne të punës së Kuvendit të Përgjithshëm dhe do të ketë fjalim në temën “Qeveria e hapur”, në të cilën do të kryesojë presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kryeministri i Maqedonisë do të ketë darkë pune edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe disa takime tjera dypalëshe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, përfaqësuesen e lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Federica Mogherini, si dhe me kryeministrat e Norvegjisë dhe Maltës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat