Vizitë pune në Gjermani e Ministrit për punë të jashtme Dimitrov

Maqedonia

Vizitë pune në Gjermani e Ministrit për punë të jashtme Dimitrov

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 19:21
Ministri për punë të jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov

Ministri për punë të jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, nesër do të qëndrojë në vizitë njëditore në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, me ftesë të Ministrit gjerman për punë të jashtme, Sigmar Gabriel.

Në takimin e ministrave, pritet të shkëmbehen mendime për intensifikim të mëtejmë të dialogut politik, si dhe të përcillen pritjet për përkrahje të përforcuar të Gjermanisë mike në realizimin e prioriteteve kyçe në reforma, në drejtim të hapjes sa më të shpejtë të perspektivave evropiane të vendit.

Gjatë qëndrimit të punës në Berlin, Dimitrov do të takohet edhe me këshilltarin për politikë të jashtme dhe siguri të kancelares gjermane Angela Merkel, Christoph Heusgen, ku ndër të tjera, pritet të bisedohet edhe rreth prioriteteve strategjike të Qeverisë së re në rrugën drejt BE dhe NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat