LPM kërkon t’u merren paratë edhe administratorëve të BDI-së

Maqedonia

LPM kërkon t’u merren paratë edhe administratorëve të BDI-së

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 13:57
Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM)

Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM) ka përshëndetur vendosmërinë e qeverisë që t’i kthejë paratë nga 166 administratorët të cilët kanë marrë rroga përderisa kanë qëndruar në shtëpi, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit për 800 mijë euro.

Megjithatë, LPM dënon qasjen selektive të qeverisë, pasi sipas tyre, ka këruar përgjegjësi vetëm për 166 maqedonas të punësuar nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe ka anashkaluar 1611 shqiptarët të punësuar nga BDI-ja në Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilët gjithashtu sipas LPM, kanë marrë rroga duke qëndruar në shtëp.

“Do të thotë se situatën e njëjtë faktike dhe ligjore, qeveria e Zoran Zaevit sillet fuqishëm me maqedonasit, ndërsa tregon heshtje totale për shqiptarët. LPM inkurajon Zaevin të mos frikësohet nga Ali Ahmeti dhe të kërkojë përgjegjësi edhe për të punësuarit në qeveri nga BDI-ja. Në të kundërtën maqedonasit trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në shtet, gjegjësisht ligjet vlejnë për të gjithë, përveç për shqiptarët, të cilët mbeten të përkdhelur nga çdo pushtet në vend”, thuhet në reagimin e LPM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat