Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë nesër kthehen në punë

Maqedonia

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë nesër kthehen në punë

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 08:47
Kuvendi i Maqedonise

Deputetët prej nesër do të fillojnë me punë pas pushimit vjetor që e shfrytëzuan prej datës 18 të këtij muaji. Për nesër është planifikuar seancë e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) dhe Agjencisë për zbulim.

Në rend dite janë edhe raportet e punës së DSK-së për vitin 2016 dhe Agjencisë për zbulim.

Seanca plenare është planifikuar për 4 shtator, në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për propozimin për shpalljen e konkursit për prokuror të ri publik.

Pas shkarkimit të Zvrlevskit, Qeveria më 22 gusht solli përfundim që t’i propozojë Kuvendit të shpallë konkurs për emërim të prokurorit të ri.

Kjo procedurë zbatohet në pajtim me nenin 41 të Ligjit për Prokurori Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat