Një pjesë e personelit të ambasadës serbe kthehet në Shkup

Maqedonia

Një pjesë e personelit të ambasadës serbe kthehet në Shkup

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 18:34
Ambasada

Pas konsultimeve në Beograd, një pjesë e personelit të Ambasadës serbe është kthyer sot në orët e pasdites në Shkup, transmeton portali TV 24.

Ky medium shkruan se para ndërtesës së Ambasadës së Serbisë në Shkup është qetë dhe nuk ka aktivitetet të shtuara.

Serbia kishte tërhequr të dielën e kaluar nga Shkupi personelin e saj diplomatik, pasi që kishte kërkuar nga autoritetet maqedonase shtimin e masave të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat