Vuçiq fton Zaevin për seancë të përbashkët qeveritare

Maqedonia

Vuçiq fton Zaevin për seancë të përbashkët qeveritare

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 16:45
Aleksandar Vuçiq dhe Vera Jovanovska-Tipko

Aleksandar Vuçiq sot priti në takim ambasadoren e Maqedonisë në Serbi, Vera Jovanovska-Tipko, dhe e njoftoi se kryeministrja serbe Ana Brnabiq do ta ftojë Zoran Zaevin të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare në Beograd.

“Gjithë mendojmë se është e nevojshme të punojmë me vlera dhe përgjegjësi për përmirësimin e marrëdhënieve mes neve”, ka thënë Vuçiq në takim.

Në takim ambasadorja dhe presidenti janë marrë vesh që pas emërimit të një këshilltari për siguri kombëtare në Serbi, të mbahet takim me kolegun e tij nga Maqedonia.

Temë e takimit ka qenë edhe thellimi i bashkëpunimit në gjitha sferat, veçanërisht në ekonomi, turizëm dhe qasje të përbashkët në tregjet tjera.

Gjithashtu është konstatuar se bashkëpunimi mes odave ekonomike mes dy vendeve është i mirë, që është sipas bashkëbiseduesve është tregues i mirë për themelimin e një biznes-klubi Serbi-Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat