Në mënyrë drastike është ulur niveli i lumit Vardar dhe Drinit të Zi

Maqedonia

Në mënyrë drastike është ulur niveli i lumit Vardar dhe Drinit të Zi

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 11:56
Ilustrim

Në mënyrë drastike është ulur niveli i lumit ‘Drini i Zi’ dhe Vardarit. Mesatarja e Drinit për gushtin, e matur te Llozhani, relativisht është 121 cm, ndërsa sot arrinë 55 cm, përderisa te Vardari i Shkupit, Veles dhe Jegunovc në mesatare deri 36 cm, por sot lëviz deri 18 cm, kumton DPHM.

Është ulur niveli i ujit edhe në Treskë te Makedonski Brod, te Kriva Reka dhe Kriva Pallanka, Bregallnica në Berovë, kurse është përgjysmuar te Sateska-Botun, si dhe në Crna Reja-Novacë.

Rritje minimale është vërejtur në Strumicë-Sushevë dhe Pçinjë-Katllanovska Banja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat