ANALIZË: Revizion- si janë shpenzuar paratë e buxhetit?

Maqedonia

ANALIZË: Revizion- si janë shpenzuar paratë e buxhetit?

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 00:21
Ilustrim

Rregullativë e saktë e cila ka të bëjë me huamarrjet e shtetit, nevojë për harmonizimin e Ligjit për buxhet gjyqësor, rregullimin e mënyrës së evidentimit të kontabilitetit të shlyerjes së kryegjësë të bonove të arritura shtetërore. Kjo është vetëm një pjesë e çështjeve, analizave dhe rekomandimeve që i publikon Enti shtetëror për revizion në raportin përfundimtar “Buxheti elementar i Republikës së Maqedonisë”. Në raport i cili përfshin punën e nënshkruesve të Buxhetit, Zoran Stavreski dhe Kiril Minoski, thuhet:

“Nevoja për ri- rregullimin e rregullativës ligjore lidhur me përkufizimin e saktë të shumës maksimale të huamarrjes së re në tregun financiar vendor me lëshimin e letrave afatshkurtër dhe afatgjatë me vlerë- shkresa dhe obligacione”.

Ja një pjesë e konstatimeve të revizorëve lidhur me shpenzimet gjegjësisht harxhimet nga Buxheti.

Mjete buxhetore deri tek fondet

Ndër zërat më të mëdha, përmes të cilave derdhen më shumë se gjysmë miliardë euro në vit, është zëri për transferimet rrjedhëse deri tek fondet. Në këtë mënyrë, vitin e kaluar përmes këtij zëri nga Buxheti janë derdhur 510,7 milionë euro, që është 22,55% nga shpenzimet e përgjithshme në Buxhet për vitin 2016-të. Analiza e strukturës së këtyre shpenzimeve, që e publikon revizori i shtetit, tregoj se madje 84,71% përfundojnë tek Fondi për sigurim pensional dhe invalidor, nga shuma  e përgjithshme apo 15,18% përfundojnë tek Fondi i shëndetësisë ndërsa 0,11% përfundojnë si transferime në Agjencinë për punësim.

“Krahasuar me vitin 2015, transferimet rrjedhëse deri tek shfrytëzuesit jashtë- buxhetor janë rritur për 11,13%. Gjendja e këtillë kryesisht ka të bëjë me rritjen e pensioneve të tetorit me mesatare prej 5%”, shprehet revizori në raportin revizor “Buxheti elementar i Republikës së Maqedonisë”.

Në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015, transferimet deri në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor janë rritur për 11,62%, siç përmend revizori, rritje prej 621 denar për pensionist apo rreth 5% të pensionit të paguar.

Rritje të nivelit vjetor ka edhe tek mjetet që janë derdhur në Fondin për sigurim shëndetësor, kështu që krahasuar me vitin 2015, këto transferime janë rritur për 13,44%.

Tek Agjencia e punësimit, shuma e mjeteve të derdhura krahasuar me vitin 2015 është ulur për shkak të pjesëmarrjes së buxhetit në vet agjencinë në realizimin e programeve dhe qëllimeve të përcaktuara.

Shpenzime për rroga, mallra dhe shërbime, benefite sociale…

Shpenzimet për rroga, hua dhe kompensime janë në vlerë prej 394,8% milionë euro dhe në raport me shpenzimet për këto baza në vitin 2015, në vitin 2016 ka rritje prej 5,19%.

“Ndikim ndaj shumës së mjeteve të paguara për këtë qëllim ka lëvizja e numrit të punëtorëve të shfrytëzuesve buxhetor edhe atë në raport me: punësimet e reja, pushimin e marrëdhënies së punës, pensionimeve, ndërprerjen e punësimeve, mungesa të paguara dhe të papaguara”, thuhet në raportin e ri të revizorit.

Për beneficionet sociale vitin e kaluar janë paguar 119,1% milionë euro dhe në punët e përgjithshme të kryera, ky zëri bën pjesë me 5,26% ndërsa në krahasim me vitin 2015 ato janë rritur për 2,56%. Pjesa më e madhe e benefiteve sociale apo rreth 43% bëjnë pjesë tek asistenca sociale për familjet ndërsa 40,6% për asistencë sociale për fëmijët.

Pagesa e komunave dhe kredive…

Vitin e kaluar krahasuar me vitin 2015, sipas analizave të revizorëve, është shpenzuar thuajse shumë identike e mjeteve për mallra dhe shërbime në vlerë prej 160,5 milionë euro. Në aspekt të vlerës, më të rëndësishme janë shpenzimet për shërbimet e kontraktura që janë realizuar në vlerë prej rreth 41 milionë euro ose 25,4% nga shpenzimet e përgjithshme për mallra dhe shërbime. Në vendin e dytë me vlerë prej 40 milionë euro janë shpenzimet për shërbime komunale, ngrohje, komunikacion dhe transport ku këto shpenzimet përfshijnë 24,9% nga zëri për mallra dhe shërbime.

Nga Buxheti për vitin 2016, deri tek njësitë e vetëqeverisjeve lokale janë derdhur mjete në vlerë prej 270,7 milionë euro, që paraqet 11,95% nga shpenzimet e përgjithshme të realizuara buxhetore për vitin e kaluar. Pjesëmarrje më të madhe në këtë zë kanë bllok- dotacionet që përfshijnë 86,97% nga shuma e përgjithshme. Transferimet e TVSH-së përfshijnë 11,27% ndërsa dotacionet e destinuar shënojnë rënie prej 1,76%.

Vitin e kaluar për pagesën e kryegjësë për borxhe, nga Buxheti janë paguar 337,0 milionë euro ndërsa për norma të interesit janë paguar 111,7 milionë euro.

“Pagesa e kryegjësë dhe normës së interesit të borxhit të jashtëm përfshin pagesat për huamarrjet tek kreditorët e jashtëm siç është Fondi Monetarë Ndërkombëtarë, Banka Botërore, BE dhe kreditorë tjerë”, shkruan revizori në raportin finale.

Në raport me rekomandimet e dhëna në Raportin përfundimtar revizor për vitin 2015, revizori ka publikuar se nga shtatë rekomandimet e dhëna, është vërtetuar se katër janë në zbatim e sipër, një rekomandim është zbatuar, njëra pjesërisht është zbatuar ndërsa një nuk është zbatuar. Nga ana e personit udhëheqës në Ministrinë e financave janë dërguar vërejtje lidhur me analizat, që kanë të bëjnë me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Drejtorisë së Doganave, të njëjtat janë shqyrtuar dhe revizori ka vërtetuar se pjesa më e madhe paraqesin njoftim për gjendjet e konstatuara, pas çka një pjesë është pranuar e një pjesë është hedhur poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat