Maqedoni, rrokulliset autobusi raportohet për dhjetëra të lënduar

Maqedonia

Maqedoni, rrokulliset autobusi raportohet për dhjetëra të lënduar

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 21:21
Ilustrim

Një autobus me targa të Greqisë ka dale nga rruga dhe është rrokullisur. Për momentin ekipet e zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë po tentojnë t’i nxjerrin udhëtarët e lënduar ng autobusi. Sipas Informatave paraprake janë të lënduar diku afro 20 persona.

Mësohet se 4 prej tyre veçmë janë dërguar në spitalin 8 shtatori, 8 të tjerë në spitalin e Velesit mes të cilëve edhe një fëmijë. Tani për tani nuk jepen detaje për shkaqet e aksidentit. Për shkak të aksidentit komutacioni është i rënduar dhe lëvizet vetëm në një korsi.

Rreth orës 19:00 tek vendi I quajtur “Kulla” në afërsi të Velesit, është rrokullisur një autobus me turist nga Maqedonia, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Greqia. Udhëtarët kanë kërkuar ndihmë edhe përmes rrjeteve sociale, pas çka në vendngjarje kanë dal dhjetëra makina të ndihmës së shpejtë, zjarrfikësit dhe policia.

Sapo është rrokullisur një autobus afër qytetit të Velesit. Disa makina të ndihmës së shpejtë janë nisur për në vendngjarje.  Ndërkohë që akoma nuk ka informata për viktima, por raportohet për dhjetëra persona të lënduar.  Mësohet se autobusi ka bartur fëmijë  që kanë qenë duke u kthyer nga pushimi, gjegjësisht nga  Greqia.

Komunikacioni në magjistralen Veles-Katllanovë është ndërprerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat