Helmim masiv nga hamburgerët në Shkup, 12 veta përfundojnë në spital

Maqedonia

Helmim masiv nga hamburgerët në Shkup, 12 veta përfundojnë në spital

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 20:38
ilustrim

Një helmim masiv ndodhi sot në Shkup nga hamburgerët e një kiosku në Shkup. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 12 veta kanë përfunduar në spital me simptoma helmimi. Siç mësohet nga kjo ministri, ata kanë konsumuar hamburgerët nga kiosku i njohur “7” në Shkup që gjendet në afërsi të bulevardit “Aradhat Partizane”.

“Deri në mbarimin e mbikqyrjes numri i personave me dhimbje barku, barkqitje dhe vjellje  me temperaturë kalon 9 person tek spitali infektiv ndërsa 5 të tjerë janë hispitalizuar në atë të përgjithshëm derisa 4 persona të tjerë në ambulantë, për momentin flitet se po vijnë edhe tre persona të tjerë”, theksojnë mes tjerave nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga inspektimi në hamurgeri është konstatuar se gjendja  e përgjithshme sanitaro-higjienike e objektit është e mirë dhe se në të nuk është përgatitur ushqimi por përgatitet në një punëtori qendrore, e cila gjendet në rrugën “Boris Trajkovski” dhe me dy vetura ushqimi distribuohet në këtë dhe në disa objekte tjera në kryeqitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat