”Greqia e ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”

Maqedonia

”Greqia e ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

”Ne nuk pranojmë akuzat e MPJ-së greke për irredentizëm me shfaqjen e simboleve maqedonase. Ne nuk e pranojmë se me atë kemi shkelur Marrëveshjen e Përkohshme.

Për këtë ngjarje, e cila sipas Athinës është irredentiste dhe për ne është banale, përgjegjësinë e marrim ne, Bashkësia e Bashkuar e Maqedonisë në Kanada dhe Kongresi Botëror i Maqedonisë”, thuhet në reagimin të këtyre organizatave pas deklaratës së MPJ-së greke.

Sipas tyre, Athina nuk ka të drejtë të ankohet për një shkelje të Marrëveshjes së Përkohshme nga Maqedonia.

Athina është ajo që e ka shkelur marrëveshjen e përkohshme duke e bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Padrejtësia e Greqisë ndaj Maqedonisë është dëshmuar edhe para Gjykatës më të lartë të të Drejtave të Njeriut, në Gjykatën e Hagës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat