Sulmi në Barcelonë, një shtetas i vrarë nga Maqedonia

Maqedonia

Sulmi në Barcelonë, një shtetas i vrarë nga Maqedonia

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 08:24
Sulmi terrorist në Barcelonë

Autoritetet spanjolle njoftuan mbrëmë se gjatë një sulmi në qendër të qytetit të Barcelonës janë vrarë dhe plagosur qytetarë të 24 vendeve.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme-Maqedoni informuan mbrëmë se deri ora 20:30 nuk ka informata për qytetarë të lënduar të Maqedonisë, mirëpo sipas informatave paraprake, në të cilën thirret ‘BTA’, në mes viktimave përfshihen qytetarët nga Franca, Gjermania, Spanja, Holanda, Argjentina, Venezuela, Belgjikë, Australi, Tajvani, Hong Kong, Hungari, Peruja, Irlanda, Greqia, Kubë, Maqedonia, Kina, Itali, Rumani dhe Algjeri.

Kreu i policisë katalanase, Luis Trapero, tha se dy persona janë arrestuar për pjesëmarrje në sulmin në Barcelonë – një maroken dhe një shtetas spanjoll nga enklava spanjolle Melilla në Afrikë veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat