Këta persona raportohen si të humbur nga policia e Maqedonisë

Maqedonia

Këta persona raportohen si të humbur nga policia e Maqedonisë

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Katër persona, dy prej të cilëve nga Shkupi, nga një Kavadar dhe Tetovë, dje, nga të afërmit e tyre, janë raportuar si të humbur.

Në ora 08:30 në Gazi Babë B.P. (73) nga fshati Creshevë e Shkupit, ka raportuar se me 4 gusht (2017), në ora 12:00 nga shtëpia është larguar në drejtim të panjohur djali i tij S.P. (35). Poashtu nga Çairi i Shkupit, Z.R. (54) ka raportuar se më 08.08.2017 rreth orës 11:00, vajza e tij R.A. (28), ka dalë nga shtëpia dhe gati dy ditë nuk mund ta gjejnë.

Në SPB Tetovë, S.R. (74) nga Tetova ka paraqitur si të humbur gruan e tij M.R. (50) më 03.08.2017. Ajo ka shkuar në treg dhe nuk është kthyer më në shtëpi, njofton AIM.

K.N. (38) nga fshati Sopot, dje rreth orës 11:00 në SPB Kavadar ka paraqitur se më 08.08.2017 nga ora 11:00, prej shtëpisë, në drejtim të panjohur ka ikur vëllai i tij S.N. (36) poashtu nga fshati Sopot. Ai me autobus ka vajtur në qytetin e Kavadarit dhe nuk është kthyer më. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat