Zaev: Zvërlevski do të shkarkohet përpara zgjedhjeve lokale

Maqedonia

Zaev: Zvërlevski do të shkarkohet përpara zgjedhjeve lokale

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 12:45
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

?Deputetët do të veprojnë në mënyrë që prokurori publik Marko Zvërlevski të shkarkohet para zgjedhjeve lokale, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Unë pres që edhe para pushimit vjetor deputetët ta bëjnë këtë, pasi ndryshe do të ishte banale. Procedurat janë të qarta dhe kam besim në efikasitetin e Parlamentin, pasi efektiviteti i Parlamentit do ta lëvizë Maqedoninë përpara”, tha mes tjerash Zaev.

Ai foli edhe për aspiratat e Maqedonisë, duke thënë se shteti e ka vendin në organizatat evropiane. Ai tha se do të tentojë që t’i përmirësojë marrëdhëniet me të gjithë fqinjët. Këto deklarata Zaev i bëri gjatë pjesëmarrjes në ditët e hapura të trajnimeve të përbashkëta të ARM-së dhe forcave amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat