Kuvendi filloi seancën rreth dënimeve për rishitësit e biletave për Superkupën 2017

Maqedonia

Kuvendi filloi seancën rreth dënimeve për rishitësit e biletave për Superkupën 2017

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 17:15
Ilustrim

Kuvendi i RM-së sot pasdite e filloi seancën e 10-të, në të cilën në rend dite është pika e vetme është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, i parashtruar prej katër grupeve të deputetëve.

Ligji sillet në procedurë të shkurtuar, sepse ndryshimet kanë të bëjnë me vendosjen e sanksioneve për shitje ilegale të biletave për Super Kupën që duhet të mbahet më 8 gusht 2017 në Shkup.

Kjo siç sqaroi një prej nënshkruesve të propozimit Tomisllav Tuntev, është në pajtim me organizimin e suksesshëm të kësaj ngjarje, që të pengohet falsifikimi dhe shitja ilegale e biletave, për shkak se kjo deri tani nuk është konfirmuar ligjërisht.

Për pikën nga rendi i ditës do të debatohet pasi të krijohen kushte, gjegjësisht pasi propozim do të shqyrtohet në komisionet kuvendore.

Përndryshe më 8 gusht, në Arenën ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, do të përballen dy klubet futbollistike gjigante Real Madrid-Manchester United. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat