Zhbogar: Në Maqedoni ka një realitet të ri

Maqedonia

Zhbogar: Në Maqedoni ka një realitet të ri

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 07:16
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, në një intervistë për TV21 tha se nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë do t’i ndryshojë marrëdhëniet, jo vetëm mes dy shteteve nënshkruese, por edhe mes vendeve të rajonit.

Ai tha se është shembull i mirë që shtetet të mund vetë t’i zgjedhin problemet dhe çështjet mes tyre. Ai gjithashtu potencoi se plani 3-6-9 i Qeverisë së Maqedonisë paraqet hap drejt një realiteti të ri në vend.

“Unë duhet ta përshëndes këtë marrëveshje, pasi mendoj se është marrëveshje do t’i ndryshojë marrëdhëniet jo vetëm mes shteteve, por edhe në rajon. Është shembull se si dy shtete mund t’i zgjedhin çështjet që kanë pasur vite me radhë mes vete”, tha mes tjerash Zhbogar.

Ai foli edhe për planin e Qeverisë së Maqedonisë, ku tha se qytetarët do ta kuptojnë se në shtet ka një realitet të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat