Ku po fshihen bashkëpunëtorët e Gruevskit dhe Mijallkovit

Maqedonia

Ku po fshihen bashkëpunëtorët e Gruevskit dhe Mijallkovit

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 18:49
Grujevski, Boshkovski Toni Jakimovskin që ishte nën komandën e Sasho Mijalkovit, së bashku me këtë të fundit akuzohen në rastet “Fortesa” dhe “Target”.

Nga VMRO-DPMNE mohojnë zërat se të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski mundet të fshihen në zyrat e partisë.

I pyetur nga mediat Orçe Gjirogjivbski nga VMRO-ja tha se ka 4-5 që është në ambientet e partisë dhe se nuk i ka parë në ambientet e partisë Grujveskin dhe Boshkovskin.

Në opinion qarkullojnë zëra se dy të paditurit, të cilët nuk janë të kapshëm për policinë, mundet të fshihen ose të mbrohen nga vetë partia opozitare.

Grujevski, Boshkovski Toni Jakimovskin që ishte nën komandën e Sasho Mijalkovit, së bashku me këtë të fundit akuzohen në rastet “Fortesa” dhe “Target”.

Prokuroria Speciale përmes këtyre rasteve duhet të zbardhë se kush me vite të tëra në mënyrë të paligjshme ka përgjuar në vend, por edhe atë se si funksionarë të DSK-së kanë shkatërruar sisteme përmes së cilave janë ndjekur numrat e telefonit të politikanëve, biznesmenëve dhe gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat