Në polici ende nuk kanë shkuar vendimet për ti çuar në Shutkë bashkëpunëtorët e Mijallkovit

Maqedonia

Në polici ende nuk kanë shkuar vendimet për ti çuar në Shutkë bashkëpunëtorët e Mijallkovit

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 21:31
Foto arkiv

Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk i ka pranuar vendimet më paraburgimin e ish kryeshefit të Drejtorisë së Pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujovski dhe për bashkëpunëtorin Nikolla Boshkovski, thonë nga MPB.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme i cili u soll sot, MPB duhet që të veprojë sipas vendimit, gjegjësisht të akuzuarit t’i dërgojë në Burgun e Shutkës. Por, nga MPB thonë se vendimet deri tek ata ende nuk kanë shkuar dhe sa të arrijnë, do të informohet opinioni.

Ndryshe, sot Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë i ka refuzuar ankesat e avokatëve të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit dhe i ka konfirmuar vendimet e Gjykatës së Apelit Shkup për caktim të masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Ankesa, e mbrojtjes së Toni Jakimovskit e miratoi, e ndryshoi vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup, me të cilën është caktuar masë paraburgimi dhe e ka konfirmuar vendimin e këshillit penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup për përcaktim të masës së kujdesit, “paraqitje e përkohshme në hapësirat  e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup”. Njëherit i ka caktuar edhe masë kujdesi “marrje e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit” dhe “ndalesë për dhënie të dokumenteve tjera të udhëtimit”.

Këshilli pesëanëtarësh i Gjykatës Supreme dje e filloi seancën për shqyrtim të ankesave. Gjykata e Apelit, më 18 korrik e miratoi ankesën e PSP dhe i ndryshoi vendimet e shkallës së parë dhe për shkak të sigurimit të pranisë në procedurë penale u ka caktuar masë paraburgimi Goran Grujovskit, Toni Jakimovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të akuzuar për rastin “Target” dhe “Fortesa”. Masa e paraburgimit nuk është aktivizuar sepse që të tre kanë apeluar deri te Gjykata Supreme, e cila sot është dashur të prononcohet rreth tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat