Për shkak gabimeve procedurale seancën e paraburgimeve nga PSP, Gjykata Supreme e shtyu për nesër

Maqedonia

Për shkak gabimeve procedurale seancën e paraburgimeve nga PSP, Gjykata Supreme e shtyu për nesër

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 17:01
Jovo Vangellovski

Kryetari i Gjykatës Supreme,  Jovo Vangellovski në bisedë telefonike me Tv Tellmën deklaroi se seanca e këshillit gjyqësor  5 anëtarësh të Gjykatës është shtyrë për nesër për shkak gabimeve procedurale të materialeve. Ai nuk ka  precizuar se për çfarë gabime bëhet fjalë, por ka theksuar se gabimet janë hequr.

“Seanca e Këshillit që do të bisedohet pas tre ankesave për paraburgim do të vazhdojë nesër dhe pres që puna dhe vendimi të përfundojnë deri orën 13”, ka thënë Vangellovski në bisedë.

Ndryshe, Gjykata e Apelit shqiptoi masën e paraburgimit për Goran Grujovskit, Toni Jakimovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të gjithë punonjës në Ministrisë e Brendshme  dhe të dyshuar në rastet “Target” dhe “Fortesa” të PSP-së. Por këta nuk shkuan në paraburgim por menjëherë dorëzuan ankesa te Gjykata Supreme që sipas interpretimeve të caktuara në këtë rast ka rol të organit të shkallës së dytë që duhet të sjellë vendim fuqiplotë.

Nga ana tjetër, kishte edhe interpretime juridike se ankesat nuk e zgjasin aplikimin e masës për paraburgim dhe se në fakt vendimi i Gjykatës së Apelit është fuqiplotë sepse është sjellë pas ankesës së PSP-së në shkallën e dytë.

Kjo gjë zgjat tashmë dy javë, Grujoski, Jakimovski dhe Boshkovski janë në liri, ndërsa PSP-ja kërkonte paraburgim për ta sepse ekziston mundësi nga ikja, ndërsa dy prej tyre edhe të ndikojnë ndaj dëshmitarëve në procedurën që janë të punësuar në DSK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat